Impakti.com
EN|SQ
BallinaEkonomiTeknologjiPolitikëBotëMotiKulturëJetesëShkencëOp-EdNacionaleLigjLojra
Të gjithaKosovaRajoniDiplomaciaZgjedhjet

Shkarko aplikacionin

Shkarko në App StoreShkarko në Google Play
Impakti.com

Impakti është një platformë lajmesh dixhitale dygjuhëshe që ofron lajme dhe analiza në anglisht dhe shqip.

Na gjeni në:

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather
  • Acconty
  • Impakti TV

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather
  • Acconty
  • Impakti TV

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

© 2026 Impakti. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Politika në Kosovë

E diel, 23 gusht 2026

Politikë · Analizë · Zhvillime

Abdixhiku: LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita, nuk është dekor i pushtetit dhe as alibi për dështim
Kosova

Abdixhiku: LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita, nuk është dekor i pushtetit dhe as alibi për dështim

Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij heq dorë nga çdo kërkesë për poste institucionale dhe nuk do të kërkojë pjesëmarrje në qeveri, duke theksuar se prioriteti i LDK-së është tejkalimi i krizës politike dhe funksionalizimi i institucioneve të Kosovës.
Në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku tha se oferta për përfshirjen e partisë në qeveri, me një numër të kufizuar ministrish, nuk ishte e pranueshme për LDK-në, pasi sipas tij nuk reflektonte peshën politike dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.
Megjithatë, ai theksoi se LDK-ja nuk dëshiron që kërkesat për poste të bëhen pengesë për konstituimin e institucioneve.
“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë përtej fitimit politik, në shmangien e krizës aktuale”, tha Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se LDK-ja heq dorë nga kërkesa për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe postet ministrore.
“Ne nuk duam asnjë ministri, le t’i marrë Lëvizja Vetëvendosje të gjitha”, deklaroi ai.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja tërhiqet gjithashtu nga kërkesa për kryetarin e Kuvendit dhe nuk do ta kushtëzojë procesin institucional me marrjen e ndonjë posti.
Një pjesë qendrore e deklaratës së Abdixhikut ishte zgjedhja e presidentit të Republikës. Ai tha se LDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së një presidenti që, sipas tij, duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve dhe të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Kosovës.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë me bindje të plota për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës dhe Kushtetutën e saj, që e përfaqëson unitetin e popullit”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se për këtë proces LDK-ja nuk kërkon poste apo kompensim politik, por vendos kritere për figurën që do të zgjidhet në krye të shtetit.
Abdixhiku kërkoi që presidenti të mos jetë figurë partiake, por president i të gjithë Republikës së Kosovës.
“Le ta zgjedhim bashkë, të gjitha partitë politike të Kosovës, presidentin që mbron Republikën dhe Kushtetutën”, u shpreh ai.
Abdixhiku tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë nëse nuk e sheh të nevojshme përfshirjen e LDK-së.
“LVV-ja le ta formojë qeverinë me deputetët e koalicionit të saj, le t’i ketë të gjitha ekzekutivet, siç kanë kërkuar. LDK-ja nuk do ta marrë kushtin që dëshiron”, tha ai.
Megjithatë, sipas tij, ekzistojnë dy rrugë: ose të arrihet një marrëveshje për stabilitet institucional, ose vendi të hyjë në një krizë të re politike.
Ai paralajmëroi se refuzimi i çdo kompromisi demokratik mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Kreu i LDK-së tha se partia e tij ka zgjedhur “Republikën para pozitave, stabilitetin para interesit partiak dhe dinjitetin para pjesëmarrjes formale”.
Ai tha se qëllimi i LDK-së nuk ka qenë marrja e posteve “me çdo kusht”, por ushtrimi i përgjegjësisë publike dhe shtetërore në një periudhë kur Kosovës, sipas tij, i duhet drejtim i qartë euroatlantik, zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik.
Abdixhiku kritikoi gjithashtu deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj LDK-së, duke thënë se ato kanë dëmtuar besimin ndërmjet partnerëve të mundshëm.
Sipas tij, koalicionet nuk ndërtohen vetëm mbi numra dhe ndarjen e pozitave, por mbi respekt, besim dhe trajtim të barabartë.
Ad space
LVV Kryeson me 42.91%, Por Gara për Vendin e Dytë Mbetet e Hapur
Kosova

LVV Kryeson me 42.91%, Por Gara për Vendin e Dytë Mbetet e Hapur

Me përpunimin e të gjitha 2,498 vendvotimeve, rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) mbetet forca më e madhe politike në vend, megjithëse me një rezultat dukshëm më të ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025.
Sipas të dhënave të fundit, LVV ka siguruar 299,152 vota ose 42.91 për qind të votave, duke mbetur forca e parë politike, por me rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, kur kishte marrë 49.34 për qind. PDK renditet e dyta me 147,325 vota ose 21.13 për qind, duke mbetur pothuajse e pandryshuar nga rezultati prej 20.98 për qind në vitin 2025. LDK ka shënuar rritjen më të madhe, duke u ngjitur në 17.59 për qind nga 13.57 për qind, ndërsa AAK është rritur nga 5.66 për qind në 7.16 për qind. Ndërkohë, Lista Serbe ka siguruar 43,071 vota ose 6.18 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Bazuar vetëm në votat e numëruara brenda Kosovës, përbërja aktuale e Kuvendit do të projektohej afërsisht në:
- LVV: 43–45 ulëse- PDK: 21–22 ulëse- LDK: 18–19 ulëse- AAK: 7–8 ulëse
Megjithatë, rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave të diasporës, të cilat historikisht kanë favorizuar LVV-në më shumë sesa elektorati brenda Kosovës. Në zgjedhjet e kaluara, mbështetja e diasporës për LVV-në është vlerësuar të ketë kaluar 60 për qind.
Në një skenar me efekt të fortë të Vjosa Osmanit, LDK mund të sigurojë deri në 36 për qind të votave të diasporës, ndërsa pjesa e LVV-së mund të zbresë në rreth 44 për qind.
Në këtë rast, rezultati përfundimtar kombëtar mund të afrohet me:
- LVV: 47–48%- PDK: rreth 22%- LDK: 22–23%- AAK: 7–8%
Ndërsa shpërndarja e ulëseve mund të ishte:
- LVV: 48 ulëse- PDK: 21–22 ulëse- LDK: 22 ulëse- AAK: 8 ulëse
Një rezultat i tillë do ta ngushtonte ndjeshëm diferencën mes PDK-së dhe LDK-së dhe mund të krijonte një garë shumë të afërt për pozitën e partisë së dytë më të madhe në Kuvend.
Zgjedhjet duket se po tregojnë dy histori paralele. Nga njëra anë, LVV ka pësuar rënie krahasuar me rezultatin e saj të vitit 2025. Nga ana tjetër, LDK ka regjistruar rritjen më të madhe ndër partitë kryesore shqiptare dhe mund ta forcojë më tej pozicionin e saj nëse votat e diasporës rezultojnë më të favorshme sesa në ciklet e kaluara zgjedhore.
Përbërja përfundimtare e Kuvendit të Kosovës do të varet nga numërimi zyrtar i votave të diasporës dhe atyre me kusht si dhe ndarja finale e mandateve. Megjithëse LVV pritet të mbetet grupi më i madh parlamentar, gara për vendin e dytë dhe balanca e përgjithshme politike mbeten ende të hapura.

Në këtë pjesë

Më shumë titra